Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka lënë ambientet e GJKKO ku u paraqit për seancën paraprake.

Kryemadhi foli për mediat, nga ku mohoi sërish akuzat e ngritura ndaj saj nga Prokuroria e Posaçme.

Ajo u shpreh se mbrojtja ka kërkuar të thirren dëshmitarë të tjerë duke kundërshtuar edhe pretendimet për ndikim të paligjshëm për miratimin e ligjeve të caktuara, për të cilat SPAK e akuzon.

Kryemadhi shtoi se “është shumë e lumtur” se ekspertiza e prokurorisë do të shohë mesaazhet e saj me Edi Ramën në vitin 2014”.

“Do i shohim të gjitha, ose si kemi zgjedhur Erion Veilajn kryetar bashkie, ja kemi futur Ilir Metës se donte Blendi Klosin, unë desha Erion Veliajn”, tha ajo.