Është hedhur shorti për trupën gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj Veliajt.
Sipas shortit, kryesuese e trupës do të jetë Engjëllushe Tahiri, ndërsa anëtare janë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Trupa do të vijojë procedurat për shqyrtimin e çështjes në seancat në vijim.





