Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dhe ka caktuar masën “arrest shtëpie” për Tomorr Shukullin dhe Valentina Koltakun, dy shoferët që aksidentuan për vdekje 7-vjeçarin afër kthesës së Kamzës më 25 shkurt. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për të parin dhe arrest shtëpie për Valentina Koltrakun, por gjykata caktoi për të dy masën e arrestit shtëpiak.

Tomorr Shukulli deklaroi para togave të zeza se ndaloi dhe i dha disa para, të cilat i ranë në tokë, por drejtuesi thotë se nuk e ka parë. Ndërkohë, Valentina Koltraku ka deklaruar se ka qenë menjëherë pas fuoristradës dhe nuk ka pasur fushëpamje. Të dy kanë shprehur tronditje për ngjarjen e rëndë, që thonë se është aksidentale. Shukulli tha se vetëm u përpoq ta ndihmonte të miturin duke i ofruar disa para.

7-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë.