Muaji shkurt do të mbyllet me diell dhe me mot të qëndrueshëm në mbarë vendin.

“Fundjava do të ketë mot të qëndrueshëm. Kthjellime gjatë mëngjesit dhe mesditë, ndërsa pasdite herë pas here do të ketë vranësira më së shumti në pjesën lindore, por pa krijuar mundësi për reshje”, tha meteorologu Hakil Osmani.

Zyrtarisht, pranvera do të nisë me temperatura tipike të stinës, duke bërë që fundjava të jetë me diell edhe e ngrohtë.

“Fundjava do të ketë temperatura të larta, minimumet në zonat malore do të arrijnë 0 gradë, ndërsa në ultësirën perëndimore nga 9 deri në15 gradë Celsius. Në orët e mesditës temperaturat do të mbeten të larta. Ndërsa dita e diel do të sjellë temperatura deri në 20 gradë në qytetet e zonës së ulët dhe në zonat bregdetare”.

Sinoptikanët parashikojnë se pjesa e parë e muajit mars nuk pritet të ketë reshje.