Dy persona në Fier L.H. dhe M.M janë dënuar secili me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë. Shtetasi L.H donte të vriste një person, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij.
Gjatë tentativës së vrasjes të M.H., është plagosur shtetasja B.S.
“Në datë 30.03.2023, rreth orës 16.00, në vendin e quajtur “Pisha”, fshati Garunjë, Lushnjë, i pandehuri M.M., pasi është informuar mbi targën e automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi R.H., ka siguruar armën e zjarrit e ka përgatitur vendin nga do shtinte, ka qëlluar njëmbëdhjetë herë në drejtim të këtij mjeti. Si pasojë e sulmit ka mbetur e plagosur shtetasja B.S., pasagjere në vendin e parë të mjetit. Shtetasi M.H., shënjestra e sulmit, ka kuptuar sulmin dhe ka shtuar shpejtësinë duke bërë të mundur largimin e mjetit”, thuhet në njoftim.
Spiropali shprehet se i është mirënjohëse PS-së dhe kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë ndër vite, teksa shton se mirënjohja është kulturë politike e jo nënshtrim personal. Ajo deklaron se qeveria shqiptare do të vijojë të punojë për objektivin që duan të gjithë shqiptarët, Shqipërinë në BE.
Njoftimi i Prokurorisë:
Me kërkesë të Prokurorisë Fier, dënohen me 25 vite burgim secili shtetasit L.H. dhe M.M. për ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ e mbetur në tentativë
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 25 vite burgim, shtetasit L.H. dhe M.M. për veprat penale ‘Vrasja në rrethana cilësuese’ në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79, gërma ‘ë’, 25 dhe 22 të Kodit Penal dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimit dhe gjykimit mbi procedimin penal nr. 150/2023, me të pandehur shtetasit L. H. dhe M.M. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Fier arriti të provojë se i pandehuri L.H., me qëllim për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait të tij R.H., ka bashkëpunuar me të pandehurin M.M., të cilit i ka porositur eleminimin fizik të shtetasit M.H. Në datë 30.03.2023, rreth orës 16.00, në vendin e quajtur “Pisha”, fshati Garunjë, Lushnjë, i pandehuri M.M., pasi është informuar mbi targën e automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi R.H., ka siguruar armën e zjarrit e ka përgatitur vendin nga do shtinte, ka qëlluar njëmbëdhjetë herë në drejtim të këtij mjeti. Si pasojë e sulmit ka mbetur e plagosur shtetasja B.S., pasagjere në vendin e parë të mjetit. Shtetasi M.H., shënjestra e sulmit, ka kuptuar sulmin dhe ka shtuar shpejtësinë duke bërë të mundur largimin e mjetit.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.
Gjatë ditës së djeshme në 26 shkurt, kryeministri Rama njoftoi ndryshime të rëndësishme në qeveri. Ai vendosi që Spiropali mos të jetë më ministre e Jashtme dhe në vend të saj të jetë Ferit Hoxha.





