Një zjarr shpërtheu sot në kodrat e fshatit Risili, duke djegur disa rrënjë ullinjsh.

Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve rreth orëve të mesditës.

Sipas zjarrfikësve, disa ullinj u dogjën, por falë ndërhyrjes së shpejtë u shmang përhapja e zjarrit dhe dëmtimi i ullinjve të tjerë në zonë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërkohë që po hetohet për rastin.