Policia ka ndaluar ditën e sotme, tre kamionë të ngarkuar me inerte në Fushë Milot. Kjo pasi ata po transportonin materiale inerte në kundërshtim me ligjin.
Ndaj tyre ka nisur procedimi penal në lidhje me rastin. Ndërsa 3 kamionët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, E. K., 48 vjeç, banues në Durrës dhe L. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë patrullimit në Fushë Milot, u konstatuan nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke transportuar me kamionë, inerte, në kundërshtim me ligjin. 3 kamionët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.





