Rreth 350 kilogramë lëndë narkotike janë zbuluar sot në një trajler gjatë kontrollit në pikën doganore të Kakavijës.

Rreth orës 6:30, gjatë kontrollit me skaner të një mjeti bosh në dalje nga dogana, punonjësit vunë re një dopio shasie, ku dyshohej të ishte fshehur lënda narkotike “cannabis sativa”.

Mjeti u dërgua për kontroll fizik së bashku me forcat e policisë, ku u zbuluan 166 pako, secila me peshë rreth 2.1 kg lëndë narkotike.

Njoftimi:

Kakavijë, dogana zbulon rreth 350 kg lëndë narkotike

Rreth orës 6:30 të ditës së sotme, gjate kontrollit në skaner të një mjeti bosh në dalje në pikën doganore të Kakavijës, u vu re krijimi i një dopio shasie, ku ishte vendosur një sasi e dyshuar lënde narkotike  “canabis sativa”.

Punonjësit e doganës e kanë kaluar mjetin trajler për kontroll fizik, së bashku me forcat e policisë, ku janë zbuluar 166 pako me 2.1 kg secila lëndë e dyshuar narkotike.

Dogana dhe forcat e policisë po vijojnë me kryerjen e procedurave ligjore.