Banorët e Njësisë Administrative Rrashbull tashmë kanë një qendër shëndetësore tërësisht të rikonstruktuar dhe të pajisur me aparatura moderne.
Kjo, falë kontributit të Rajonit Autonom Trentino Alto Adige/Sudtirol dhe falë impenjimit të Shoqatës “Agimi” në Bolzano, Itali, në bashkëpunim me Dule sh.p.k Durrës. Ky investim i rëndësishëm, do t’u shërbejë 5,462 banorëve të kësaj zone.
Kryebashkiakja Emiriana Sako thotë se po punohet me përkushtim për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës shëndetësore në shërbim të çdo qytetari të Durrësit.





