Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar në “Facebook” një njoftim për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Iran dhe Katar, pas përshkallëzimit të situatës së sigurisë në rajon.
Në njoftim u kërkohet bashkëqytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të qëndrojnë pranë banesave dhe rezidencave të tyre, të ruajnë qetësinë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Po ashtu, u bëhet thirrje të ndjekin me përpikmëri udhëzimet zyrtare të sigurisë të shpallura nga autoritetet.
Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore në këto vende:
AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778
AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: [email protected]
Tel: +965 94048219
AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449
AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881
AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI
Email: [email protected]
Tel: +90 (549) 561 19 85





