Policia ka “zbarkuar” pranë selisë së Partisë Socialiste ditën e sotme, në kuadër të masave për protestën kombëtare të opozitës.
Siç shihet edhe në pamje, forca policore janë vendosur edhe pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Më herët u raportua se, ndryshe nga herët e tjera, sot nuk pritet të mbahen fjalime nga qytetarë apo zyrtarë të PD-së.





