Selia blu është ndalesa e fundit e marshimit të Partisë Demokratike. Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se marshi i 28 shkurtit dha një mesazh të qartë për të gjithë shqiptarët, por edhe për europianët.

Berisha deklaroi gjithashtu se fundi i regjimit është shumë afër. Ai nuk i ka kursyer akuzat edhe ndal Ilir Proda dhe Sokol Bizhga duke nënvizuar se do të ketë fatin e kryeministrit Rama.

“Marshi i juaj ishte marshi i fitores, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, ishte mesazhi më i madh që i është dërguar miqve tanë në Europë dhe botë. Ishte tmerri , i kall tmerrin dhe datën narkoditkatorit Edi Rama. Agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë ish-diktatorit banon Edi Rama dhe bëri që ata t’i përvishen asaj banese. Rama banonte te vila e Mehmet Shehut, ndaj tani Edi fut jo 1 agjent por 120 po të fusësh nuk mund të devijosh më. E dimë ku je, në Surrel ose te vila e Mehmet Shehut. E patë vetë madhështinë e protestës tonë paqësore dhe rrugaçërinë e Ilir Prodës dhe Sokol Bixhgës dy vasalë mercenarë të Ramës që do të kenë fatinë  tij.

Korrëm një fitore tjetër, arritëm një rekord të ri në protestën tonë, asgjë nuk na ndal pa hedhur Ramën në koshin e plehrave të historisë”, tha ai.