Marco Bezzecchi e lë pas rrëzimin në xhiron e parë të Garës Sprint të së shtunës në ndalesën e parë të Botërorit të MotoGP të këtij viti Çmimin e madh të Tajlandës.

Piloti italian i Aprilias që kishte fituar edhe pole position arriti të triumfojë në garën klasike të këtij cmimi të madh duke regjistruar edhe një kohë shumë të shpejtë duke vendosur emrin në listën e sfiduesve të Marc Marquez.

Bezzecchi la në vendin e dytë Pedro Acosta, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit Raul Fernandez me këtë të fundit që lë terren në fundin e garës por që gjithsesi arrin të mbyllë atë në podium. Klasifikimi i garës së Tajlandës vijon me Jorge Martin në vendin e katërt  që la pas Ai Ogura. Vetëm vendi i 6 për Fabio Di Giannantonio me Ducati VR46.

Ducati zhgënjeu në këtë garë të parë të Botërorit të MotoGP të këtij viti me Marc Marquez që doli nga pista për shkak të carjes së gomës së pasme kur kishin mbetur 5 xhiro nga fundi i garës, ndërsa Francesco Bagnaia u rendit në vendin e nëntë, duke përfituar edhe nga tërheqjet nga gara të Alex Marquez dhe Joan Mir.