Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Skelës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës, kur banorët e lagjes kanë konstatuar zjarrin në një automjet tip foristradë Mercedes, i cili kishte marrë flakë në pjesën e përparme, në zonën e motorit.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë edhe një automjet tjetër tip BMW, i cili ndodhej i parkuar pranë mjetit.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakeve. Megjithatë, të dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarr aksidental apo të qëllimshëm.