Një konflikt mes dy adoleshentëve në Ersekë ka përfunduar në përleshje fizike dhe përdorim të sendeve të forta.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në pedonalen e qytetit, kur autori i dyshuar, një 17-vjeçar nga fshati Gostivisht i Kolonjës, goditi me sende të forta 18-vjeçarin, E.Q., banues në Ersekë, i cili përfundoi me plagë në spital.
Pas ngjarjes, policia nisi hetimet dhe procedoi të miturin e dyshuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në fshatin Gostivisht, Kolonjë, pasi në pedonalen e qytetit të Ersekës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin E. Q., 18 vjeç, banues në Ersekë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës”, njoftoi policia vendore.
Po punohet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe dinamikës së krimit.





