Një 32-vjeçar i dënuar më parë për krimin e mashtrimit është arrestuar për herë të tretë.

Këtë herë për shitje të kokainës në qytetin e Kuçovës. I arrestuari është E.I., i dënuar më parë dhe i skeduar për krime.

Policia e Beratit konfirmoi sot (2 mars) operacionin e koduar “Përfshirja.

“Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 34.8 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe 1 peshore elektronike. Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari shiste droga të forta, në Kuçovë”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

arrestim berat

Njoftimi i Policisë së Beratit:

Finalizohet operacioni i koduar “Përfshirja”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta.

Arrestohet një 32-vjeçar (shtetas me precedent kriminal) që shiste lëndë narkotike kokainë, në Kuçovë. Sekuestrohen një sasi e kësaj lënde, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 2 celularë.

Në vijim të punës operative dhe asaj operacionale, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Përfshirja”.

arrestim kucove

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. I., 32 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë.

Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 34.8 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe 1 peshore elektronike. Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari shiste droga të forta, në Kuçovë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”.