Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ku i ka shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë pas sulmeve të fundit iraniane.

Gjatë kësaj bisede, Rama dënoi ashpër sulmet ndaj territorit të Emirateve, duke i cilësuar ato si shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe kërcënim për sigurinë.

Nga ana e tij, Presidenti i Emirateve e falenderoi kryeministrin shqiptar për mbështetjen dhe qëndrimin e palëkundur krah vendit të tij.

Ndër të tjera, të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për situatën e tensionuar në rajon, duke bërë thirrje që të ndalet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, i cili mund të rrezikojë paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në mbarë botën.