Një 17 vjeçare sapo është çuar në urgjencën e spitalit të Korçës pasi dyshohet se ka pirë një dozë të lartë ilaçesh.

Ngjarja është rregjistruar pak minuta më parë, ndërsa nga burimet mësohet se e mitura ka dashur t’i japë fund jetës me mbidozë ilaçesh.

Vajza është gjetur nga familjarët në banesë në lagjen 18.

Nuk dihet ende gjëndja e saj shëndetësore pasi mjekët po i japin ndihmën e nevojshme. Policia ndodhet në spital për të bërë hetimet lidhur me shkaqet që çuan të miturën drejt këtij akti.