Gazment Bardhi ka paralajmëruar protestë përpara Parlamentit ditën kur ligjvënësit do të shqyrtojnë heqjen ose jo të imunitetit të deputetit për Belinda Ballukut.
Bardhi tha se në rast se Kuvendi do të votojë kundër kërkesës së SPAK për arrestimin, protestuesit do e konsiderojnë Kuvendin një bunker i të korruptuarve që duhet shembur.
“Ky do të ishte momenti më i rënë në 35 vite demokraci që vë në pikëpyetje ekzistencën e një shteti ligjor në vend. Dua sot të njoftoj që ditën kur Kuvendi do të shqyrtojë mandatin e Ballukut, PD do të thërrasë në protestë qytetarët përpara parlamentit. Nëse shkon skenari i refuzimit, dhe shndërrimin e Kuvendit në bunker qytetarët do ta trajtojnë kuvendin si bunker ku janë strehuar të korruptuarit dhe do duhet të shembet. Ditën kur kuvendi shqyrton kërkesën për Ballukun, qytetarët janë të ftuar në protestë përpara selis së Kuvendit”, tha Bardhi.Bardhi tha gjithashtu se shkarkimi i Belinda Ballukut ishte e vetmja rrugë për Edi Ramën, i cili sipas Bardhit nuk po mbron vetëm Ballukun, por dhe veten e tij.“Shkarkimi i Ballukut është rrjedhojë i betejës s humbur personale të Ramës me Gjykatën Kushtetuese. Përreth 2 muaj e ca Rama tentoi të ishte zyrë avokatie e Ballukut pasi dështoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk kishte mbetur rrugë tjetër përveç shkarkimit. Deklarime të tilla politike janë sinjal për drejtësinë dhe konfirmojnë atë që kemi thënë, Rama nuk po mbron thjeshtë Ballukun, por veten e tij se është pjesë e dosjes, është dhe peng i Ballukut, nëse ajo do të bashkëpunonte me drejtësinë, pas Belindës me burg do të shkonte dhe Rama”, tha Bardhi.





