74-vjeçari nga Durrësi, Petraq Nastasi, ka humbur kontaktet prej pasdites së djeshme në Durrës, ndërsa familja e tij e shqetësuar kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
Familjarë të Nastasit, i cili në rrethin shoqëror njihet me emrin Dhosi, shprehen se ai ka humbur kontaktet prej orës 15:00 të ditës së hënë dhe ka qenë i veshur me këto rroba si në foton më poshtë, me xhup dhe xhinse blu.
Familjarët e 74-vjeçarit, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve shprehen se nëse e gjejnë mund të kontaktojnë Policinë ose në numrin e tyre: 069 45 40 418.






