Një fëmijë 1 vjeç është dërguar ditën e djeshme në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga duart e gjyshes së saj në banesë në Kavajë.
“-dje, është dërguar në Spitalin e Traumës, për të marrë mjekim, një fëmijë 1 vjeç, e cila dyshohet se i ka rënë aksidentalisht nga duart, gjyshes së saj, në banesë;”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





