Dy policë të forcave “Shqiponja” mbetën të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim në Dibër.
Dyshohet se oficeri i policisë Gentian Meda ka rënë nga një lartësi gjatë kapjes së një të kërkuari, duke pësuar goditje në kokë.
Për pasojë, ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.
I plagosur ka mbetur edhe një kolegu i tij, i cili ka thyer këmbën.





