Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, Gazment Bardhi i shoqeruar nga Deputeti Klevis Balliu, u takuam me Ambasadorin e Kroacisë, Zlatko Kramarić, dhe Ambasadorin e Sllovakisë, Albin Otruba, takim ne të cilin u rikonfirmua mbështetja e plotë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në takim u theksua se integrimi europian duhet të bazohet në standarde të qarta demokratike, zgjedhje të lira e të ndershme dhe luftë të pakompromis kundër korrupsionit, ndersa shpreh shqetësimi për situatën aktuale në vend dhe për mungesën e vullnetit të qeverisë për të përmbushur keto standarte.
DEKLARATA E BARDHIT
Kënaqësi takimi me Ambasadorin z. Zlatko Kramaric 🇭🇷 dhe Ambasadorin z. Albin Otruba 🇸🇰, përfaqësues të dy vendeve mike Kroacisë dhe Sllovakisë në Tiranë, ku rikonfirmuam edhe njëherë mbështetjen e Grupit Parlamentar të PD për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Fatkeqësisht qeverisja e Edi Ramës nuk synon integrimin në standardet europiane. Ajo ka vrarë thelbin e demokracisë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ajo është qeveria më e korruptuar në Europë dhe që hapur po shndërrohet në bunker për të korruptuarit, siç tregon rasti i fundit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ajo qeverisë në bashkëpunim me krimin e organizuar, siç na provojë afera e AKSHI-t.
Shqipëria meriton një qeveri që e do integrimin Europia jo si propagandën, por si një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të forcuar demokracinë funksionale në vend. Edi Rama qartësisht nuk e garanton këtë. Ai është peng i korrupsionit të tij.





