Një 42-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Sipas burimeve zyrtare, materialet janë referuar në Prokurori, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit B. S. alias B. Z.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. S. alias B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Punohet për kapjen e tij;





