Poicia ka arrestuar ditën e sotme një31-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjithashtu dyshohet se ka kanosur një person në rrugë, me armën sportive që posedonte për motive të dobëta.

Ai është kapur dje, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, me një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 armë të dyshuar sportive. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë dhe posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “One day”.

Si rezultat, u arrestua shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur dje, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, me një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 armë të dyshuar sportive. 

Ky shtetas, dje, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kanosur një shtetas, në rrugë, me armën sportive që posedonte, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.