Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Me urdhër të SPAK, forcat RENEA, FNSH dhe BKH kanë mësyrë në banesën e Inez Hajrullës, por ky i fundit nuk është gjetur në shtëpi. Po ashtu operacionit të SPAK i ka shpëtuar edhe Ervis Matodashaj.
Sipas informacioneve, SPAK kishtë lëshuar 7 urdhërarreste dhe 2 prej personave të përfshirë në këto ngjarje kriminale u është komunikuar masa në qeli, ndërsa 3 të tjerë, rezultojnë të arrestuar në Itali e Greqi.
Hajrulla dhe Matodashajn, të vetmit që rezultonin në Shqipëri, i shpëtuan operacionit.
Sipas raportimeve, ky operacion erdhi pas pas zbardhjes së 2 vrasjeve dhe disa episodeve të trafikut të drogës.
Zbardhja e ngjarjeve kriminale ka ardhur fill pas arrestimit të Flodian Plakut, i njohur ndryshe si Poli Qorre, për vrasjen e Gentian Beqirit.
Ai është kapur në gusht 2025 dhe gjatë operacionit për arrestimin e tij, SPAK ka sekuestruar disa celularë përmes së cilave ka bërë të mundur zbërthimin e disa bisedave që kanë çuar në zbardhjen e këtyre ngjarjeve kriminale.
Një prej vrasjeve të zbardhura është edhe eliminimi i Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Vlorë. Sakaq lidhur me operacionin, deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e autoriteteve.





