Katër-herë kampioni i Botës në Formula 1, Max Verstappen, ka lënë sërish të kuptohet se mund të tërhiqet nga sporti, duke kritikuar rregullat e reja të kampionatit dhe duke kërkuar ndryshime nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit. Piloti holandez u shpreh se makinat e reja të Formula 1 janë gjithnjë e më shumë të varura nga energjia e baterive dhe menaxhimi elektronik në makinë, pas ndryshimeve të mëdha në rregullore që janë bërë në dekadën e fundit. Sipas tij, kjo po e largon sportin nga thelbi i tij. Ai i ka cilësuar më herët makinat e reja si “Formula E me steroide” dhe theksoi se nuk përfaqësojnë më “F1 të pastër”.

Pas garës hapëse të sezonit në Melbourne, ku përfundoi në vendin e gjashtë pasi startoi nga vendi i 20-të për shkak të një aksidenti në kualifikuese, Verstappen u pyet sërish për të ardhmen e tij në këtë sport.