Policia e Tiranës njofton sot në 10 mars se një makine në kryeqytet i është vënë lëndë plasëse.

Automjeti ka qenë i parkuar, në momentin që i është vendosur lëndë plasëse dhe është në pronësi të 36-vjeçarit O.K. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.

Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.