Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Durrës kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për një 17-vjeçar.

I mituri u konstatua duke drejtuar një motomjet elektrik pa targa dhe pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën një sasi e dyshuar lënde narkotike Cannabis Sativa, një grirëse për këtë lëndë si dhe 4 armë të ftohta, të cilat u sekuestruan si provë materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.