Dy aksidente janë regjistruar në Durrës 24 orët e fundit, me bilanc një person të arrestuar dhe një tjetër të plagosur që ka përfunduar në spital.

U arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 19 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur 2 automjete të parkuara. Si pasojë pati vetem dëme materiale.

Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Mamurras, pasi në fshatin Gosë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 51-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rreziku për jetën.