Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe dërguar në burg në qytetin Cento të Italisë, pasi dyshohet se ka kryer një seri aktesh të dhunshme ndaj ish-punëdhënëses së tij.

Sipas Corriere, arrestimi erdhi pasi ai theu dy herë masën e arrestit shtëpiak brenda 24 orëve. Sipas hetimeve të policisë italiane, ngjarja kishte nisur që në muajin gusht të vitit të kaluar, kur 43-vjeçari dyshohet se hodhi një shishe molotov drejt makinës së pronares së kompanisë që e kishte larguar nga puna.

Për shkak të shkeljeve të përsëritura të masës së sigurisë, gjykata vendosi rëndimin e masës së sigurisë.

Me urdhër të gjyqtarit të Gjykata e Bolonjës, mëngjesin e së shtunës, 7 mars, karabinierët e Cento e arrestuan dhe e transferuan në burgun e Via Arginone Prison.

Hetimet tregojnë se pas pushimit nga puna, 43-vjeçari kishte nisur një seri aktesh përndjekjeje dhe hakmarrjeje ndaj ish-punëdhënëses së tij, e cila jeton në San Giovanni in Persiceto.

Përveç shkatërrimit të automjetit të saj me molotov, prokuroria e akuzon edhe për një tjetër tentativë zjarrvënieje ndaj një furgoni të kompanisë. Sipas hetuesve, në një rast tjetër ai kishte hedhur lëndë djegëse mbi automjet, por nuk kishte arritur t’i vinte flakën.