Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një lokal në Durrës mëngjesin e sotëm, ku një i moshuar ka humbur jetën teksa po konsumonte një kafe.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen nr.17 siç duket edhe në pamjet që përcjell “DurrësLajm”.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje së bashku me autoambulancën dhe kanë marrë trupin e të ndjerit duke e transportuar drejt spitalit të Durrësit për veprime të mëtejshme.





