Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e raportuar më herët për vdekjen e një 73-vjeçari në një lokal në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 08:20, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 17, ka humbur jetën shtetasi S. P., 73 vjeç.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.