Bam Adebayo përjetoi një mbrëmje historike në fitoren e Miami Heat ndaj Washington në kampionatin e NBA. Basketbollisti i skuadrës nga Florida shënoi plot 83 pikë personale në këtë ndeshje duke kaluar kuotën e 81 pikëvë të shënuar nga legjenda e basketbollit amerikan, Kobe Bryant, ndërkohë që përpara tij është mitiku Wilt Chamberlain me 100 pikë. Por jo vetëm kaq, Adebayo në sfidën ndaj Wizards vendosi edhe rekord për gjuajtjet e lira të shënuar, 36 në 43 tentativa. Ndërsa 22 tentativat në gjuajtjet për 3 pikë poziciononen në vendin e tretë në klasifikimin special.

Bilanci personal i Adebayo në këtë ndeshje është i destinuar të hyjë në librin e historisë së basketbollit; 83 pikë, 9 topa në tabelë, 3 asist, 2 topa të vjedhur, 2 stopime, 20 gjuajtje të sakta në 43 tentativa, 7 gjuajtje nga 22 nga distanca e 3 pikëve dhe 36 gjuajtje të lira nga 43 dhe të gjitha këto në më pak se 42 minuta totale të luajtura. ‘Wilt, unë dhe pastaj Kobe. Duket çmenduri’-ishte komenti i Bam Adebayo për mbrëmjen e paharrueshme që përjetoi ku shënoi 83 pikët që ia shkuajnë emrin e tij në librin e historisë së NBA, ndërkohë që Miami e fitoi ndeshjen ndaj ëashingtonit me rezultatin 150-129.

‘Për mua bëhej fjalë vetëm që të ruaja qetësinë, të isha i përqendruar dhe të kuptoja se mund të arrija diçka speciale-tregon Adebayo-por nuk mendoja se do të ishin 83 pikë. Por të përjetosh këtë moment është surreale sepse ta bësh në shtëpinë tënde, përpara nënës sime, njerëzve të mi, tifozëve, është një shenjë në histori që do të kujtohet gjithmonë’. Rekordi personal i Adebayo përpara kësaj ndeshjeje ishte 41 pikë, një rekord që ai e theu në pjesën e parë. Adebayo e nisi me 31 pikë në periodën e parë, arriti në 43 pikë në pushimin e ndeshjes, 62 në fundin e periodës së tretë dhe 83 në fundin e ndeshjes.