Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Golem i Madh, dyshohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar zjarr në një fabrikë për përpunimin e mbetjeve të ullirit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të incidentit dhe përcaktimin e shkakut të saktë të zjarrit.
“Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Golem i Madh, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një fabrikë për përpunimin e mbetjeve të ullirit. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.