Një konflikt fizik është regjistruar në një lokal në lagjen nr. 12 në Durrës.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 39 vjeç, ndërsa referoi materialet në Prokurori për vëllanë e tij, shtetasin K. M., 42 vjeç. Dyshohet se të dy kanë goditur me grushte një 40-vjeçar gjatë një konflikti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.





