Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor pesë persona për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe për veprim në grup kriminal.
Vendimi i Gjykatës parashikon gjithsej 56 vite e 9 muaj burg, me dënime individuale për:
– Arben Shpati – 13 vite burg (8.8 me gjykim të shkurtuar)
– Pavlin Shpati – 10.6 vite burg (7 me gjykim të shkurtuar)
– Aleksandër Rrasa – 12 vite burg (8 me gjykim të shkurtuar)
– Jeton Kacoli – 12 vite burg (8 me gjykim të shkurtuar)
– Kristjan Plepaj – 12 vite burg (8 me gjykim të shkurtuar)
Hetimet e policisë kanë zbuluar një sasi droge dhe mjete për përpunimin e saj në një banesë të pabanuar pranë lumit Kir në Shkodër në nëntor 2023.
Më tej, grupi kishte kultivuar mbi 10 mijë bimë kanabis në fshatrat Kir dhe Pult.
Nga hetimet rezulton se të pandehurit kishin lidhje familjare dhe shoqërore dhe secili kishte rol të caktuar në grup, nga sigurimi i farave deri te kultivimi, prodhimi dhe shpërndarja e drogës.





