Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz ka paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga sulmet.
Katz thotë se Izraeli do të shkatërrojë infrastrukturën kombëtare libaneze të përdorur nga Hezbollah.
Këto deklarata të tij vijnë pas një sulmi të ushtrisë izraelite mëngjesin e sotëm në Litani, duke argumentuar se ura e goditur përdorej nga Hezbollah për të transportuar zyrtarë nga veriu në jug të Libanit.
“Ky është vetëm fillimi dhe qeveria libaneze dhe shteti libanez do të paguajnë përmes shkatërrimit të infrastrukturës kombëtare të Libanit të përdorur nga terroristët e Hezbollahut”, tha Katz gjatë një takimi me Shefin e Shtabit të IDF-së, Gjeneral Lt. Eyal Zamir dhe oficerë të lartë ushtarakë.





