Dy adoleshente nga Tirana janë përfshirë në një sherr të dhunshëm në Durrës, ku kanë rrahur një vajzë 19 vjeçe.
Policia njofton se ka nisur procedimin penal ndaj dy minoreneve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy të mitura të moshave 16 dhe 17 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar një 19-vjeçare“, njofton policia.





