Të shtëna me armë zjarri në hyrje të qytetit të Sarandës. Sipas burimeve, është qëlluar 4-5 herë me armë zjarri në ajër si dhe është kanosur më armë në kokë një shtetas.

Autori i dyshuar që u arrestua nga policia, është shtetasi Kristi Ceka 31 vjec, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Borshi për të kanosur ish-bashkëjetuesen e tij, me të cilën ishte ndarë pas një lidhje rreth 1-vjeçare.

Pasi ka dhunuar atë, është përballur me kunatin e saj, të cilit i ka vendosur armën tip pistoletë në kokë duke e kanosur. Ai gjithashtu ka qëlluar rreth 4-5 herë me armë në ajër dhe më pas është larguar drejt Borshit me automjetin e tij tip “Audi” Q7 me targa AB020RR.

Pas ndjekjes policore është arritur të kapet në Borsh dhe pritet sjellja e tij në komisariatin e Sarandës.