Një 48-vjeçar nga Kavaja është transportuar në spital pasi ka konsumuar një sasi medikamentesh qetësuese.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 18:45 ai është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Kavajë. Dyshohet se 48-vjeçari, në gjendje depresioni, ka pirë ilaçet.
Më pas ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit.





