Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Durrës–Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Ford Fiesta” dhe një kamion.
Paraprakisht mësohet se përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, pasi si pasojë e përplasjes, për disa minuta u krijua trafik i rënduar.





