Pas një fitoreje me peshë ndaj Dinamos, te Teuta është rikthyer entuziazmi dhe besimi për vijimësinë e kampionatit. Një nga protagonistët e kësaj sfide, Daniel Votlai, flet mbi suksesin e fundit, çelësat e fitores dhe atmosferën në skuadër. Sulmuesi i durrsakëve ndalet gjithashtu te përballja e radhës ndaj Partizanit, duke theksuar se skuadra e tij është gati për një tjetër duel të fortë dhe synon rezultat pozitiv.

Daniel, një fitore e rëndësishme ndaj Dinamos. Si e komentoni këtë ndeshje?

Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe jam i lumtur që arritëm të marrim tre pikët. E dinim që do të ishte e vështirë, por ekipi tregoi karakter dhe përqendrim maksimal gjatë gjithë lojës. Kjo fitore na jep shumë besim për vazhdimësinë.

Çfarë mendoni se bëri diferencën në këtë përballje?

Mendoj se organizimi në fushë dhe shpirti i skuadrës. Luajtëm si një grup i bashkuar dhe shfrytëzuam momentet tona më të mira. Edhe mbrojtja ishte shumë solide.

Si është gjendja e ekipit pas kësaj fitoreje?

Atmosfera është shumë pozitive. Fitoret gjithmonë ndikojnë mirë te grupi dhe na motivojnë të punojmë edhe më shumë në stërvitje.

Tani përballë keni Partizani. Çfarë prisni nga kjo ndeshje?

Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, sepse Partizani është një ekip cilësor. Ne do të përgatitemi maksimalisht dhe do të futemi në fushë për të dhënë më të mirën tonë.

A besoni se mund të merrni rezultat pozitiv?

Po, sigurisht. Ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar. Nëse japim maksimumin dhe zbatojmë detyrat taktike, kemi shanse të mira për një rezultat pozitiv.

Një mesazh për tifozët?

I falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Shpresoj t’i bëjmë krenarë edhe në ndeshjet e ardhshme.