Turbulenca janë regjistruar në një fluturim të kompanisë ajrore Delta Air Lines nga Los Angeles drejt Sydney-t të premten (20 mars), duke lënë të paktën pesë persona të lënduar, sipas mediave australiane.

Fluturimi 41 i Delta-s u përball me turbulenca të shkurtra gjatë uljes në aeroportin e Sydney-t, deklaroi një zëdhënës i kompanisë për BBC.

Si pasojë e turbulencave, u lënduan të paktën katër anëtarë të ekuipazhit, ndërsa nuk raportohet për pasagjerë të dëmtuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore, pesë persona u ekzaminuan, nga të cilët tre u transportuan në spital me lëndime të lehta, përfshirë dhimbje shpine dhe dhimbje koke. Moshat e tyre varionin nga 30 deri në 70 vjeç.

Ky është rasti më i fundit i këtij lloji, ndërsa ekspertët theksojnë se ndryshimet klimatike janë një faktor i rëndësishëm që ndikon në shtimin e turbulencave.

Në bordin e avionit Airbus A350 ndodheshin 245 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit. Sipas zëdhënësit të Delta-s, avioni u ul “në mënyrë të sigurt dhe normale” në aeroportin e Sydneyt.