Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale zhvillimin e një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në qarkun Durrës, ku u prezantua drejtuesi i ri politik, Blendi Klosi.

“Me strukturat e PS të qarkut Durrës, në prezantimin e drejtuesit politik, Blendi Klosi, të cilit i uroj suksese në këtë detyrë.
Falenderoj Kryeministrin dhe Kryetarin e PSSH, Edi Rama, për besimin e dhënë në drejtimin e fushatës të zgjedhjeve të kaluara, suksesin e të cilave do ta përsërisim edhe në betejat e ardhshme elektorale.
Gati për të hapur një kapitull të ri për të rienergjizuar Partinë Socialiste në Durrës, në rrugën drejt zgjedhjeve vendore 2027, me objektivin për një fitore të radhës.”, shkruan Sako.