Gjatë ditës së sotme priten reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet. Në zonat lindore dhe juglindore, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të marrin formën e dëborës, duke sjellë një rikthim të përkohshëm të kushteve dimërore në këto zona.

Sa i përket temperaturave, për ditën e martë parashikohet që ato të luhaten në vlera tipike për këtë periudhë. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin në 9°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 17°C. Në zonat e ulëta, temperaturat do të variojnë nga 5°C në mëngjes deri në 18°C gjatë mesditës. Ndërsa në zonat malore, temperaturat minimale do të jenë rreth 1°C dhe maksimalet deri në 11°C.

Erë do të jetë e lehtë deri mesatare, por hera-herës me intensifikime të shkurtra deri në të forta, kryesisht në zonat malore dhe përgjatë vijës bregdetare.