Një kapiten anijeje me shtetësi turke është proceduar penalisht nga autoritetet në Durrës, pasi dyshohet se ka shkelur rregullat për daljen nga porti.

Mësohet se ka nisur procedimi për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj shtetasit A. K., 39 vjeç.

“Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale ‘Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror’, për shtetasin turk A. K., 39 vjeç, kapiten i një anijeje, pasi dyshohet se është larguar me anijen nga porti i Durrësit, pa njoftuar autoritetet portuale dhe pa kryer procedurat ligjore për nisjen”, tha Policia.