Një shtetas egjiptian rezulton i zhdukur në Durrës, ndërsa rasti është referuar në Prokurori për vlerësim.
Denoncimi është bërë nga administratori i një kompanie peshkimi, i cili ka deklaruar se 37-vjeçari me inicialet A. Sh. është larguar nga puna më 20 mars dhe që prej asaj dite nuk dihet vendndodhja e tij.
“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje kallëzoi shtetasi Sh. A., administrator i një kompanie peshkimi, se më datë 20.03.2026, është larguar nga puna shtetasi egjiptian A. Sh., 37 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, tha policia.





