Aktivisti dhe ish-kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja ka denoncuar gjendjen e rëndë mjedisore në qendrën e fshatit Halil, në Fushë-Krujë, duke e cilësuar situatën si alarmante për një zonë me rëndësi historike.

Sipas tij, zona është e mbuluar me mbetje, ndërkohë që aty ndodhet Albanopolis, e konsideruar si kryeqendra e Ilirisë dhe një nga vendet nga ku lidhet edhe origjina e emrit të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. “Ky pirg me plehra është afër shkollës. Nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e mbeturinave. Është e pakuptueshme se si trajtohen këta banorëve. Kjo zonë është vatër infeksioni dhe sëmundjesh. Nxënësit lëvizin në këtë zonë.”, tha ai.

Kalaja thekson se një vend me kaq vlerë historike dhe kulturore nuk duhet të lihet në këtë gjendje, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e zonës.