Për herë të dytë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës një nga peshqit më të rrezikshëm, peshku Para ose i njohur ndryshe si peshku Gjyle, peshku më helmues i ujërave të kripura.
Drejtuesi i Portit të Peshkimit Radhimë Sherif Dyrmishi, thotë se peshkatarët dhe qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, pasi kontakti me të, edhe vetëm nëpërmjet prekjes mund të rezultojë fatal për jetën e njeriut.





